Një mbrëmje festive për të gjithë të rinjtë e LRI-së që ishin pjesë e stafit organizativ të takimit madheshtor, ku u prezantuan kandidatët për deputet, zgjodhi deputeti Agron Çela si formë falenderimi për angazhimin e tyre. Atmosfere e veçantë në shoqërine e njeri – tjetrit, nën ritmet e muzikës dhe bisedave.
Mbremjes ju bashkuan edhe kandidatët për deputet Dritan Ylli, Ambra Borova, Estela Nika, si dhe drejtues të LSI Shkoder. Ata festuan në shoqërine e të rinjve, që janë forca dhe fryma e fitores së LSI në çdo sfide elektorale. Edhe në 25 qershor ata theksuan se ashtu si numri 1 në fletën e votimit, edhe në votën e qytetareve, LSI do të jetë zgjedhja e pare.
Gjithçka më pas i ka lënë vendin festës ku për disa orë me radhë të rinjtë u argëtuan në shoqërine e njeri – tjetrit, duke përcjellë mesazhin, se vota për LSI-në është një shans për të gjithë.