Kryetari i partisë mendimi i djathtë liberal Mustafa Lici, përpara elektoratit të forcës së tij politike, prezantoi kandidatët për deputet të partisë demokratike, me të cilën është në koalicion. Duke kërkuar votën për ta, Lici u bëri thirrje Shkodraneve të refuzojnë alternativen e partisë socialiste, që në 4 vite demtoi vendin dhe vijon të ofrojë si zgjedhje pasardhësit e bllokmeneve.
Në fund Mustafa Lici kërkoi që feja dhe politika të qëndrojnë të ndara, pasi individ të caktuar po mundohen të fusin përçarje të panevojshme. Takimi me simpatizantet dhe mbështetësit e PMDL u mbyll me fjalimet e një pjesë të kandidateve për deputet.