Sunday, May 19, 2024
HomeSportVllaznia në vend numëro

Vllaznia në vend numëro

-

Situata në kampin kuqeblu nuk duket aspak normale. Në plan të parë, ajo që u publikua dy ditë më parë duke u bërë e ditur vazhdimësia në pankinë e trajnerit Armando Cungu padyshim që është konsideruar si një lajm pozitiv për opinionin sportiv. Por, nga ana tjetër, vetem kaq, sepse gjërat në një farë mënyre vazhdojnë të mbeten në leter. Themi kështu sepse për të vijuar më tej në etapat përkatëse organizative, duhet mbështetja nga ana e klubit dhe e vete presidences. Gjë, që edhe pse në parim është thënë se nuk do të mungojë, për momentin nuk ka asgjë konkrete.  Kjo, ndoshta edhe për fatin e keq që ditët e qershorit kur kuqeblutë duhej të ishin në kulmin e organizimit për projektin e Vllaznisë së re, situata në fjalë është e përqëndruar totalisht tek fushata zgjedhore. Java e ardhshme është ajo që pritet me shumë interesim përsa i përket Vllaznisë. Takimi mbi analizen e sezonit ku kryebashkiakja Ademi ka shfaqur dëshirën për të qënë prezente, edhe për këtë javë nuk u bë i mundur të zhvillohej. Burime zyrtare pranë klubit bëjnë të ditur se java e ardhshme do të jetë patjetër ajo që do të vendosë gjithçka, jo vetem përsa i përket organizimit të analizës. Mesohet se drejtuesit kanë autorizuar trajnerin Cungu të vijojë kontaket me futbollistët e projektuar prej tij për të gjetur gjuhën e përbashkët e veshjes kuqeblu. Sugjerimi që i është bërë Cungut duket se është në shërbim të avancimit të organizimit të merkatos, por gjithësesi, nga sa bëhet e ditur, edhe vete Cungu nuk ndjehet komod në këtë drejtim pasi nuk është në gjendje të flasë me gjuhën e shifrave financiarë, aq shumë të domosdoshëm për merkaton. Ndaj, në këtë prizem, detyrimisht që java e ardhshme pritet me shumë interes, jo vetem për analizen teknike të sezonit, por më tepër për t’u njohur edhe me buxhetin që kuqeblutë kanë në dispozicion për sezonin e ri futbollistik, sepse konkretisht, duke ditur shifrat në fjalë bëhen projektet përkatëse për pritshmërinë e nivelit të skuadrës së ardhshme. Gjithësesi, për një informacion më te detajuar rreth situatës në fjalë, por edhe paraqitjes së Vllaznisë në sezonin  e kaluar, shikuesit e TV1 Channel do të kenë rastin të njihem përmes emisionit special që do të organizohet mbrëmjen e së hënës, ku në studion “Sport Show” do të jetë vetë trajneri Armando Cungu përballë një paneli gazetarësh shkodranë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts