Friday, March 21, 2025
HomePolitikëLRI M. Madhe fiton kupen

LRI M. Madhe fiton kupen

-

Një finale emocionuese më shumë gola. E tillë ka qënë ajo mes LRI Malësi e Madhe dhe Pukës, të cilat u përballën me njera – tjetrën, për kupën e 2017-es, në organizimin që është iniciuar nga deputeti Agron Çela, me qëllim angazhimin e rinisë dhe promovimin e sportit, si një pjesë e rëndësishme e programit të LSI-së. Skuadrat që zbritën në fushë, nuk vonuan të dhurojnë një lojë të bukur dhe rivalitet, ç’ka u pa jo vetëm me golat por edhe atmosferën e krijuar tek të pranishmit.

 

Vërshëllima përfundimtare i la vendin medaljeve dhe kupës, ku kjo e fundit shkoi për ekipin e LRI Malësi e Madhe, që fitoi bindshëm këtë takim. Drejtuesit e LRI-së në Malësi e kanë cilësuar si shenjë e parë e fitores që marrin, pasi kryesorja do të jetë në 25 qershor, ku numri 1 do të dalë i pari thonë ata.

 

5 rajonet e LRI Shkoder, Malesia e Madhe, Puka, Fushë Arrëzi dhe Vau Dejësi mbyllën kështu një tjetër kampionat mes tyre, që nën kujdesin e deputetit Çela shënon vazhdimësinë e një traditë të bukur të krijuar për rininë.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts