Të shumtë janë fëmijët të cilet punojnë ose shfrytëzohen për të kërkuar lëmoshë në rrugët e Lezhës. Situata ka nisur të përkeqsoshet me fëmijë që përfshihen edhe në veprimtari kriminale nga më të rriturit. Ky është një konstatim i bërë publik nga drejtori i Shërbimit Social Shtetëror në Lëzhë Taulant Malshi. Referimin e ka marrë nga dita boterore kundër punës së fëmijëve. Malshi ka deklaruar se institucioni që ai përfaqson vijon përpjekjet e tij për integrimin e këtyre fëmijëve, por që kërkon bashkepunim më të madh ndër institucional.
Asnjë masë konkrete nuk është marrë për largimin e te miturve qe lypin rrugeve, madje edhe perpara syve te institucioneve pergjegjese.