Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetShpallen ne kerkim vellezerit Daka

Shpallen ne kerkim vellezerit Daka

-

Vënien në pranga një ditë më parë e Mikel Shallarit, si i dyshuar për vrasjen e ish komisarit të policisë Artan Cuku, ka rikthyer uniformat blu edhe njëherë tek vellezerit Daka, të cilët mbetën të dyshuarit kryesor si porositës të ekzekutimit të tij. Bujar dhe Florin Daka janë shpallur në kërkim, për t’u rimarrë në pyetje, pas arrestimit të Mikel Shallarit, që dyshohet si vrasës me pagesë. Babai i vellezerve, Prelë Daka mohon që djemtë e tij kanë lidhje me ngjarjen, duke theksuar se policia disa herë i ka kontrolluar banesën por djemtë nuk kanë qenë të pranishëm.

Prel Daka ka pohuar se kanë kohë që e kanë mbyllur këtë çështje dhe nuk e di se pse policia e ka rikthyer. Madje ai shton se në Tiranë disponojnë pamjet e dorëzuara edhe të pajtimit mes dy familjeve, pasi kanë sqaruar rrethanat.

Mësohet se policia i ka marrë telefonin celular familjes Daka, për të cilën ata kërkojnë t’i rikthehet, ndërsa i moshuari apelon të mos shqetësohen më nga blutë.  Policia bëri të ditur sot se dy vëllezërit Bujar dhe Florian Daka janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë porositur vrasjen e komisar Cukut me motiv hakmarrjen. Kjo pasi vëllai i tyre Agim Daka u vra në zyrën e komisarit në vitin 2005 dhe ngjarja u raportua si vetëvrasje asokohe.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts