Thursday, May 23, 2024
HomePolitikë“Standart”, LSI nxjerr PS te treten

“Standart”, LSI nxjerr PS te treten

-

Kur duhen me pak se 2 jave nga dita e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, fushata elektorale duket në pikën më të nxehtë të saj. e përditshmja “Standart” i bën një analizë qarqeve më të nxehta në shkallë vendi, mes të cileve edhe Shkodres duke kalkuluar kështu numrin e deputeteve sipas secilës sigël. Nëse për partine demokratike renditet si një mungesë me kosto emri i Jozefina Topallit në listë, analiza bëhet me interesante për LSI-në dhe PS. Në shkrimin e saj kjo e përditshme shkruan: “LSI nga ana e saj pretendon një rezultat krejt tjetër në Shkodër, duke synuar më shumë vota se 2013-ta dhe të paktën vendin e dytë. Në këtë qark po synohet fort që LSI të lë pas një nga dy partitë kryesore, ku me shumë shans PS do mund t’i takojë vendi i tretë. Në Shkodër ekipin e LSI e kryeson Agron Çela, një person që dallohet për mbështetjen e gjerë në këtë qytet. Më tej me Dritan Yllin si edhe prurjet e reja si Amra Barova dhe Sajmira Laçi, LSI në Shklodër do të synojë të masivizojë sa më shumë mbështetjen e saj në këtë qark. Duke marrë për bazë edhe mitingun e fundit të zhvilluar në Shkodër nga LSI, ku pjesëmarrja ishte shumë herë me e lartë nëse do krahasoje me 4 vite më parë, si edhe duke përfshirje në llogaritje sondazhet e brendshme të kësaj partie në këtë qark, synimet janë për 4 mandate deputeti”. Këtë herë PS do ta ketë shumë herë më të vështirë se në 2013-ën për të marrë një rezultat pozitiv në Shkodër. Ndonëse nuk mungon në listë Paulin Stërkaj, që mund të sigurojë jo pak vota në qarkun verior, pjesa tjetër e listës lë pak vend për të hamëndësuar rezultate pozitive. Në krye të listës është vendosur Ditmir Bushati, një personazh që ka hasur kundërshti të forta në Shkodër. Prej kohësh, ai ishte edhe i deleguar i partisë në këtë qark, por debatet mes socialistëve kanë qenë të shumta. Shanset që PS të ripërsëritet votat e 2013-ës janë thuajse afër zeros, duke marrë parasysh edhe sondazhet e fundit të zhvilluara për këtë qark nga vetë partitë.  PS edhe vetë duket e bindur se në Shkodër nuk do mund kurrë të ripërsërisë rezultatin e katër viteve më parë, ku vetë ndryshimi u duk edhe në zgjedhjet lokale të 2015-ës. Vota kundër socialistëve në këtë qark duket se është rikthyer fuqishëm.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts