Ndryshe nga Lulzim Basha, lideri historik i partise demokratike Sali Berisha ka nje tjeter qendrim per pergjegjesine qe ka Ilir Meta dhe LSI ne 4 vitet e drejtimit te vendit. Ai eshte i qarte kur thote se Meta nuk premtoi asnjehere ate qe Edi Rama dhe rilindja e tij artikuloi ne fushaten e 2013-es. Berisha gjithashtu nuk nguroi të lëshonte akuza kundrejt kreut të qeverisë duke thenë se ishte ai që kanabizoi vendin dhe jo Lëvizja Socilaiste për Integrim.
Ish kreu i PD-se nga studio e “abcnews” komentoi edhe listën e PD-së duke ritheksuar se ajo mban vetëm firmën Basha, ndërsa lidhur me koalicionet e mundshme pas 25 qershorit, theksoi:
Berisha tha gjithashtu se, Rama nuk ka pasur asnjë sukses të vetin për t’i treguar shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Ai tha se Rama merret me fjalë kazani dhe një zhargon ordiner.