Saturday, March 15, 2025
HomeAktualitetMinistrja e arsimit takim ne USH

Ministrja e arsimit takim ne USH

-

Ministrja teknike e arsimit Mirela Karabina nuk është në dijeni që komisioni kombëtar i përzgjedhjes së trupës së lartë drejtuese i ka refuzuar kërkesën për shkarkimin e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë Plarent Ndrecës. Por ajo thekson se çdo veprim i ndërmarrë deri më sot ka qënë i bazuar vetëm në ligj.

 

Çdo drejtues arsimi që shkel ligjin, do të përballet me shkarkim dhe kallëzim në organet kompetente tha ajo.

 

Nga Shkodra ku u takua me stafin akademik të universitetit “Luigj Gurakuqi”, ministrja Karabina kërkoi që proçesi zgjedhor të rrijë larg këtyre auditoreve dhe stafeve akademike e pedagogjike.

 

Duke shfrytëzuar praninë e saj në këtë qytet një ditë përpara provimit të radhës të matures shtetërore ajo uroi të rinjtë që proçesi te ketë mbarëvajtje dhe garantoi se më pas do të nisë puna që fakultetet të jenë gati për të pritur studentet e rinj, duke theksuar se problemet e vitit të shkuar nuk do të rrezikojnë të përseriten.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts