Rama: Shteti ndertohet nga themelet

0
5

Dy herë do të ishte ndërtuar rrjeti i ujësjellësit me paratë e shpenzuara 27 vitet e fundit, 3 herë do të ishin ndërtuar kanalet ujëtise e kulluese më fondet e shkuara dëm.Kështu u tha Kryeministri Rama banorëve të fshatit Luftinjë në Tepelenë.

Ndryshe e konceptojme mënyrën e të investuarit tha Rama, duke nënvizuar rëndësinë që ka fillimisht ndërtimi i themeleve e jo çatisë së një shteti.

Janë negociuar  100 milionë dollarë me bankën botërore për programin që ka partia socialste për rrugët e fshatit tha kreu i qeverisë, me qëllim lidhjen e prodhimit bujqësor e blegtoral me tregun.

71 milionë dollarë do të investohen në turizëm.

Rilindja urbane eshte nje tjeter pike ku do te vazhdohet te investohet.