Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetRreziku nga “Balena blu”

Rreziku nga “Balena blu”

-

“Balena blu” po kthehet vrasesja e heshtur e të rinjve. Alarmi për këtë program të shpërndarë në rrjetet sociale është përhapur kudo. Nga mesha e shenjtë në katedralen e “Shën Shtjefnit” ku bëri kungimin e 70 fëmijeve, famullitari i Shkodres dom Artur Jaku zgjodhi pikërisht përpara këtij brezi dhe prinderve të tyre të jape disa porosi. Pasi ishte njohur me 3 raste të tilla të lojës vdekjeprurese, ai apeloi që institucionet shtetërore, kisha, shkolla dhe familja, të gjitha sebashku të veprojnë përballë këtij rreziku që po shkatërron një brez të tërë.

Skllavëri moderne e quajti atë që sot po përjeton bota nga teknologjia, ku përherë e më shumë rinia është e pambrojtur dhe e kërcënuar nga lloj – lloj rreziqesh.

Duke kërkuar që prindërit të flasin me fëmijët, t’i kontrollojnë në veprimet e tyre në internet, por edhe rreth sjelljes që kanë në shkollë apo shtëpi, famullitari i Shkodres e mbylli fjalën e tij duke dhënë mesazhin se: Bota e internetit, duke qenë e pakufijshme është edhe e pakontrollueshme. Nuk e dimë se çfarë gjendet aty.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts