Tuesday, March 25, 2025
HomeSportKombetaret Rajonale në “Loro Boriçi”

Kombetaret Rajonale në “Loro Boriçi”

-

Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës ka hapur dyert për futbollistët e grupmoshave të kombëtareve rajonale. Një vlerësim ky që i bëhet këtij brezi nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit duke u konsideruar si e ardhmja e ketij sporti. Pjese e organizimit u bene ekipet e grupmoshave U-13, U-15 dhe U-17 të Shkodrës dhe të Durrësit. Fillimisht në garë kanë qënë 13 vjeçarët e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri dhe ato të Durrësit, ndeshje kjo e drejtuar nga gjyqtari i kolegjumit të Shkodrës, Saimir Hyseni qe përfundoi në barazim 2 me 2. Autor të golave për kuqeblute kanë qënë Erti Premçi dhe Ergys Mulla. Më pas, fushë janë paraqitur kombëtaret Rajonale të 17 vjeçarëve, ku nën drejtimin e gjyqtarit Arlind Pirani, kombëtarja e Shkodrës me trajner Edi Martinin është mundur me rezultatin 0 me 2. Ndeshja e tretë, ajo e 15 vjeçarëve ka qënë më e bukura.  Nën gjykimin e një treshe shkodrane me kryesor Bajram Çanga takimi në fjalë është mbyllur me rezultatin 5 me 3 për shkodranet e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani. Golat për kombëtaren shkodrane kishin për autor, Besard Popaj katër të tillë dhe një i shënuar nga Klevis Bebeziqi.

 

Sipas përfaqësuesve të FSHF-së, në muajin dhjetor të këtij viti do të ketë përsëri seleksionime për moshat e tjera dhe më pas një gjë e tillë do të vijohet shndërrohet në traditë të përvitshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts