Çela: LSI force e pare fale Shkodraneve

0
7

Vota për LSI-në dhe numrin një në 25 qershor, është votë për një të ardhme më të mirë për Shkodrën e Shqipërinë, duke i thënë po punësimit, mireqenies dhe zhvillimit. Me këto fjalë ju drejtua banorëve të rajonit 2 deputeti Agron Çela, i cili u prit në një takim entuziast nga komuniteti i zonës, së bashku me kandidatët për deputet Dritan Ylli, Ambra Borova, Estela Nika, Lidra Bushati dhe Lindita Kraja. Çela kërkoi që 25 qershori gjithashtu të jetë një votë ndeshkim për partinë socialiste që në këtë fushatë ka nisur presionet dhe gjobveniet, duke mos u mjaftuar që kanabizoi vendin, shkaterroi ekonominë dhe po bën që Shqiptarët të braktisin vendin.

 

Më të lehtë tha Çela na e ka bërë fitoren edhe partia demokratike, me një listë që nuk ka brenda saj Jozefina Topallin, figurën kryesore të kësaj partie.

 

Mbështetja do të jetë masive dhe pas 26 qershorit, me Petrit Vasilin kryeministër dhe Ilir Metën president, vendi do të njohë vetëm zhvillim tha më tej Çela.

 

Edhe kandidatët Dritan Ylli, Amra Borova dhe Estela Nika u shprehen të sigurtë tek fitorja e LSI-së.

 

Në mbyllje nuk munguan takimet e përzemerta me votuesit e rajonit 2, por edhe torta e fitores, pasi në 25 qershor, deputeti Çela sëbashku me ekipin e tij janë të sigurtë tek fitorja, falë mbështetjes se madhe që po marrin nga të gjithë Shkodranët.