Thursday, April 18, 2024
HomeKronikaGjykata shqyrton arrestimet e inspektoreve te ISHSH

Gjykata shqyrton arrestimet e inspektoreve te ISHSH

-

Masen e sigurise “Arrest me Burg pa Afat” ka vendosur Gjykata e Shkalles se Pare Shkoder ndaj specialistit te Inspektoriatit Shteteror te Shendetit Shkoder, Dritan Geci, “Arrest shetepie” për specialisten e këtij institucioni, Misleva Mustafa. Ata janë arrestuar dy dite me pare nga policia, te akuzuar  për vepren penale “korrupsion pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike” si dhe “fallsifikim i dokumentave”. Ne te njeten kohe eshte shpallur ne kerkim po me te njëjtat akuza Kryeinspektori i Inspektoriatit Shteteror te Shendetit Shkoder, Denis Malevi. Policia njoftoi se kishte sekuestruar si prova materiale 5 çertifikata te fallsifikuara dhene subjekteve private. Shqyrtimi i masese se arrestit për Gecin u be ne mjediset e gjykates nga gjyqtarja Fildez Elezi dhe prokurorja  Blerta Hamza, ne prani edhe te avokatit Hysni Lita. Ne përfundim ndaj tij u vendos masa e sigurise “Arrest me Burg pa Afat”. Mesohet se si i arrestuari Geci ashtu dhe avokati mbrojtes, Lita, e kane kundërshtuar akuzen për mungese provash, nderkohe qe gjyqtarja e ka cilësuar te ligjeshem arrestimin. Ndersa për te arrestuaren Mustafa, masa e arrestit eshte shqyrtuar ne mjediset e spitalit rajonal te Shkodres, ku ajo ndodhet nen kujdesin e mjekeve. Ne përfundim te shqyrtimit te çeshtjes, ndaj saj u vendos masa “arrest shtëpie”. Avokati mbrojtes, Lulezim Karini, ka deklaruar se provat e paraqitura nga organi i akuzes, nuk ishin  bindese, dhe se do te vazhdonte te kembengulte ne pafajesine e Mustafes. Ndersa për kryeinspektorin, Denis Malevi, policia vazhdon kërkimin, pasi eshte larguar ne drejtim te paditur.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts