Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëBasha me strukturat ne Shkoder

Basha me strukturat ne Shkoder

-

Shkodra po i frikëson të gjithë. Nuk kishte ndodhur më parë në gjithë këto vite që numri një i partisë demokratike të mbërrinte në Shkoder në një takim me strukturat e partisë dhe kandidatët për deputet në orët e vona të mbrëmjes. Lulzim Basha zgjodhi pikërisht orën 22.30 minuta të së shtunës që në selinë blu të kryeqendres së veriut të takohej me strukturat për t’iu dhënë porositë për javën e fundit të fushatës, por edhe për të dëgjuar ecurinë që kanë patur në terren. Mbledhja ka zgjatur mbi 1 orë e 30 minuta ku nuk kanë munguar analizat dhe mësohet se Basha ka kërkuar të punohet fort në këtë javë të mbetur. Në dalje për mediat Basha u shpreh se me 25 qershor do të shpartallohet republika e vjetër.

Pak orë pas takimit elektoral që zhvilloi kryeministri Rama në Shkoder, ku nuk kurseu sulmet në drejtim të tij , Lulzim Basha ju përgjigj duke i thënë se ora e tij ka mbaruar.

Mësohet se në këtë takim ka patur anëtarë të kryesisë së PD Shkoder që kryedemokratit Basha i kanë vënë në dukje faktin se mungesa e Topallit në lista do të japë efektin e vet negativ. Shkodres si koordinator Lulzim Basha i caktoi Jemin Gjanën, ku ky i fundit i ka vënë në dukje Bashës se situata nuk është shumë optimale, pasi në struktura ka përçaje, si dhe njerëzit e Topallit do të rëndojnë në rezultatin final.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts