Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëDeputeti Çela yftar me grate dhe vajzat

Deputeti Çela yftar me grate dhe vajzat

-

Nё respekt dhe nderim tё muajit të madherueshëm të Ramazanit, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Agron Çela ka shtruar një yftar per grate dhe vajzat e zones se Kirasit. Kjo traditë e bukur e cila vjen çdo vit nën atmosferën e veçantë që përcjell kjo festë në të gjithë komunitetin, bashkoi edhe sivjet në sofrën e yftarit deputetin Çela, sebashku me keto gra e vajza qe pas një ditë të gjatë agjerimi, luten që Zoti t’ua pranojësakrificën. I shoqëruar nga përfaqësues të LSI Shkoder, Çela u bë pjesë e sofrës me besimtarët që përgjatë një muaji plotësojnë një ndër shtyllat e besimit islam, atë të agjerimit. Muaji Ramazanit është muaji i faljes dhe agjerimit ku cdo besimtar mysliman bëhet pjesë e veprave të bukura dhe domethënëse ashtu si kjo mbremje. Ne mbyllje te iftarit, ashtu sic është tradita islame, për sponsorizuesin u bënë lutjet përkatese. Çdo vit për banorët e qarkut të Shkodres, deputeti LSI-se Agron Çela e ka kthyer në traditë shtrimin e iftareve, jo vetëm në njësitë vendore, apo me komunitete te caktuara, por ne naten e madhe te Kadrit, nga mjediset e Grand Hotel Europa, ai bashkon personalitetet e larta të besimit, si dhe figurat e njohura të qytetit të Shkodres në sofrën e madhe që i bashkon të gjithë në një muaj të shenjtë, siç është ky që po kalojmë. Ramazani, muaji i agjerimit dhe sakrificës i bashkon myslimanët në lutje për të pritur më pas Fiter Bajramin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts