Mungesa e investimeve po vë në rrezik monumentet e kulturës në Lezhë, duke nisur nga Kalaja, memoriali i Gjergj Kastriotit, shtëpitë muze etj. Sikur të mos mjaftonte plasaritja e mureve të kalasë, apo shtëpitë muze të rrënuara, ku qindra objekte me vlera të radha ruhen në magazina e bodrume, memoriali i heroit kombëtar është i rrethuar nga materiale të ndaluara prej bashkimit europian, siç është eterniti.
Lezha i ka të gjitha resurset kulturore, historike e natyrore për tu kthyer në një nder qytetet më të vizituara në vendin tonë por mungesa e investimeve ka bërë që të vetmet objekte që vizitohen mbesin memoriali dhe kalaja, ku edhe pse keto te fundit me demtime, e pa nje guide specifike, serish ato mbesin te lakmuara nga turistet.