Friday, March 29, 2024
HomeSportVllaznia, më e mira në Ballkaniaden e Greqisë

Vllaznia, më e mira në Ballkaniaden e Greqisë

-

Përpara nisjes në Turneun Ballkanik të futbollit të fermave, trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka premtoi një pjesëmarrje dinjitoze të futbollisteve shkodrane. Dhe, në fakt ashtu ndodhi. Vllaznia ishte më e mira e krejt turneut, aktivitet ky që u zhvillua për tre ditë me radhë në Aleksandropoulis të Greqisë nën kujdesin e Bashkisë së qytetit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Greqisë. Duke dalë fitues në të tre ndeshjet e programuara, 6 me 1 ndaj ndaj kampiones së Maqedonisë me golat e shënuar nga Franja, Gjini, Maliqi, Bajraktari dhe Gruda dy gola, më pas, 1-0 ndaj kampiones së  Malit të Zi, “Breznica”  me gol të Megi Doçit, si dhe 7 me 0 në ndeshjen e fundit përballë kampiones  greke,  Threca, Vllaznia siguron vendin e parë. Tre ndeshje, tre fitore me goleverazhin pozitiv 14 me 1, futbollistet kuqeblu u bënë fituese të Turneut Ballkanik në futboll për femra.

Më tej, trajneri Leka flet edhe për tre blerjat e reja që debutuan në ballkaniaden e Greqisë, të cilat sipas tij paten një përformance shumë të mirë.

Aktiviteti në fjalë i përfshirë në kalendarin e organizave të FIFA-s dhe UEFA-s, ka qënë një test serioz për skuadren shkodrane, që për trajnerin Leka u kalua me sukses.

Sipas trajnerit shkodran, edhe pse takimet në Ligen e Kampioneve të Europës në futboll për femra zhvillohen rreth dy muaj më pas, për futbollistet shkodrane, pushimi është vetem tre ditë sepse më pas do t’i rikthehen procesit stervitor për të qënë gati për pjesëmarrjen në Champions League.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts