Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder do te jete ne dispozicion te proçesit zgjedhor deri diten e diele, date 25 qershor, ora 13.00, për paqartesite e ndryshme qe mund te kene zgjedhesit. Konkretitsht, sipas Kodit Zgjedhor, kur zgjedhesi veren se ka pasaktësi te dhenash ne listen zgjedhore te qendres se votimit te vendbanimit ose nuk eshte i regjistruar fare ne ndonje nga listat e njesise se qeverisjes vendore ku ai banon, ka te drejte te paraqese kerkese ne gjykaten e rrethitht gjyqësor deri 24 ore përpara dates se zgjedhjeve, dhe nuk paguan takse gjyqesore. Për ketë arsye, ne gjykate do te jete gjyqtari i gatshem, tha kancelari, Artan Dragani:
Sipas ligjit, shqyrtimi i kërkesave te zgjedhesve nga gjykata për saktësime dhe regjistrime me lista, behet si diten e shtune ashtu dhe te dielen, por jo me vone se 6 ore përpara mbylljes se votimit:
Ne vendimin gjyqësor përcaktohet qarte ndryshimet e korigjuara, saktësohet qendra e votimit, emri i zgjedhesit qe shtohet ne liste dhe numerin e dokumentit te identifikimit. Komisioni i Qendres se Votimit shenon ne nje regjistër te posaçem emrin e zgjedhesit qe paraqitet për te votuar me vendim te gjykates, duke ia bashkangjitur ketë vendim perfshi edhe numerin e dokumunetit te identifikimit. Po sipas Kodit Zgjedhor, ne rastet kur zgjedhesi ka ndryshuar vendbanimin pas shpalljes se listes se zgjedhesve, gjykata nuk e merr ne shqyrtim ketë ankes, ndaj lista nuk ndryshon dhe ai voton ne qendren e votimit ku e ka emrin ne listen e miratuar.