Friday, April 19, 2024
HomeSportTek Vllaznia, vetem largime

Tek Vllaznia, vetem largime

-

Ndërkohë që në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë pritet me interes riorganizimi i Vllaznisë së re, në kampin kuqeblu nuk ka asnjë lëvizje për mirë. Tentativat për një listë të publikuar nga tekniku Cungu me mundësinë e rikthimit të disa futbollistëve shkodranë që luajnë në Superiore u shoqëruan me vetem një emër konkret. Atë të Edon Hasanit, që gjithsesi, edhe për të akoma nuk ka asgjë konkrete. Në të kundërt, në sfond janë shfaqur lëvizje të tjera që kanë të bëjnë me largimin nga skuadra kuqeblu, ku përpos kontigjentit të futbollistëve të huaj, një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe futbollistët shkodranë, Hebaj, Çinari, apo edhe Kalaja. Por, përpos këtyre, largime ka edhe nga Bordi Mbikqyrës Vllaznia, sektor i cili, për hir te së vertetes ka qënë dhe është më pranë se të gjithë problemeve që kanë shoqëruar skuadrën në tërë këtë sezon që lamë pas. Mark Laloshi, Admir Teli, Benjamin Nako, Sytki Muça, së bashku me kryetarin e tyre, Shpëtim Quku,  janë mbledhur disa herë gjatë sezonit për ndjekjen e situatave tek Vllaznia. Por, tashmë që të gjithë janë në pritje të analizës, Bordi në fjalë është me një pjesëtar më pak. Burimet zyrtare pranë institucionit bashkiak, bëjnë të ditur se njëri prej antarëve, Mark Laloshi ka disa ditë që ka kërkuar dorëheqjen nga struktura e Bordit Mbikqyrës Vllaznia. Burimet në fjalë konfirmojnë saktësisht dhe zyrtarisht lajmin në fjalë, por ajo që mbetet për t’u parë ka të bëjë me arsyen që kanë nxitur Laloshin të kërkojë dorëheqjen. Në të tilla kushte, mbetja me katër antarë e Bordit Mbikqyrës përbën një problem më vete për strukturat drejtuese të futbollit shkodran, pasi krahas merkatos për futbollistë cilësorë, merkato është e hapur tashmë edhe për një vend në Bordin Mbikqyrës. Për zgjedhjen dhe emërimin e antarëve të Bordit, kompetenca është në anën e Këshillit Bashkiak, i cili në fakt në momentin e propozimit të emrave pati shumë komente, debate dhe diskutime deri sa u hodhën në votim për të marrë votëbesimin. Kështu, që me të gjitha gjasat, edhe për vendin e lënë bosh mund të ketë diskutime të tilla për emrin që do të propozohet për zëvendësimin e antarit të dorëhequr, Laloshi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts