Friday, April 19, 2024
HomeSportBruro Kola, i pari në finishin e Korçës

Bruro Kola, i pari në finishin e Korçës

-

Çiklisti i talentuar shkodran Bruno Kola ka qënë më i  miri në etapen e dytë të Kupës “Mishel Cico”, aktivitet që po zhvillohet nga federata Shqiptare e Çiklizmit në qytetin e Korçës për nder të veteranit të njohur Cico, ish çiklist kampion me Skenderbeun por edhe me ekipin tonë kombëtar. Shkodrani Bruno Kola, atë që nuk e bëri një ditë më parë duke humbur finishin, në të cilin mbërriti i pari rivali i tij korçar duke e lënë atë në vend të dytë, e ka korigjuar në diten e dytë te aktivitetit. Pedalimi i kësaj etape me distance 80 kilometra ka qënë me start nga qyteti i Korçës me itenerar fillimisht në Podgorije, pastaj në Zvezdë, Zëmblak për të mbërritur më pas përsëri në Korçë. Sipas informacionit të marrë nga kryegjyqtari i aktivitetit, Abedin Guzja, çiklistët e ekipit të Vllaznisë të drejtuar nga trajneri i tyre Leonard Kola kanë marrë iniciativen që në start të kësaj etape. Gara ka qënë shumë emocionuese, pasi ekipet e tjera rivale janë shfaqur që të gjitha në grup të organizuara së bashku kundër Vllaznisë, të cilen në disa tentativa për shkëputje i kanë bërë bllok duke e mbajtur thuajse gjatë të gjithë kohës në grup. Megjithatë, ai që ka bërë diferencen ka qënë finishi i etapes, ku tre çiklistët më të spikatur të kësaj etape, por pse jo edhe të krejt aktivitetit kanë sulmuar furishëm finishin, aty ku i pari ka mbërritur shkodrani Bruno Kola që është shpallur fitues i etapes së dytë. Menjëherë pas tij, në vend të dytë dhe të tretë kanë mbërritur çiklisti fierak, Amarildo Goga dhe shkodrani tjetër, Astrit Kronaj. Krahas përgëzime dhe duatrokitjeve nga ana e sportdashësve korçarë, çiklisti shkodran Bruno Kola është nderuar në ceremoninë e mbylljes së kësaj etape me diplomën dhe kupën përkatëse.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts