Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetNata e kadrit, iftari ne “GHE”

Nata e kadrit, iftari ne “GHE”

-

Nё respekt dhe nderim tё muajit të Ramazanit, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim i qarkut Shkoder Agron Çela ka shtruar per besimtaret mysliman në vitin e dhjetë të tij, sofren e iftarit në “Natën e kadrit”. Kësaj atmosfere festive ju bashkuan përfaqësuesit e myftinise, medresese, kandidate per deputet, keshilltare te keshillit bashkiak, studiues, teologe, shkrimtare etj. Muaji Ramazanit eshte muaji i faljes dhe agjerimit ku cdo besimtar musliman behet pjesë e veprave të bukura dhe domethënëse ashtu si kjo mbremje me të ftuar të shumtë.

 

Shtrimi i iftarit ne naten e kadrit, eshte kthyer ne nje tradite te bukur qe deputeti Çela sebashku me drejtuesit e GHE organizon ne muajin e sakrifices e te besimit per myslimanet. Nata e Kadrit njihet si nata kur Kurani zbriti në tokë. Sipas fesë islame, agjërimi i kësaj dite vlen sa 1000 muaj. E veçanta e kësaj nate qëndron në zbritjen e fjalës së Zotit përmes profetit Muhamed për njerëzimin. Nata e Kadrit është një natë shumë e veçantë për besimtarët myslimanë. Lutjet dhe falja në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe mirësitë e vitit të ardhshëm. Është bërë traditë tashmë që në këtë ditë nuk agjërojnë vetëm praktikuesit e fesë islame, por edhe njerëz të tjerë në të gjitha vendet e botës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts