Tuesday, March 18, 2025
HomeSportRubin Hebaj largohet nga Vllaznia

Rubin Hebaj largohet nga Vllaznia

-

Rubin Hebaj i thotw lamtumirw Vllaznisw. Sulmuesi Shkodran nga e enjta wshtw zyrtarisht lojtar i Slloveneve tw Domzhales. Kontrata wshtw 3 vjeçare me klubin në fjalë dhe që prej dites së hënë 26 qershor, Hebaj do të jetë në dispozicion të skuadrës së re për të vijuar përgatitjet e pjesëmarrjes për në Kupat e Europës. Kontrata e Hebajt me klubin slloven është firmosur me drejtorin e klubit të Domzhales, Matej Orazem që është edhe djali i presidentit të klubit përkatës. I pranishëm në këtë ceremoni firmosje ka qënë edhe menaxheri i Hebajt, ish futbollisti dhe ish trajneri shkodran, Edi Martini. Në këtë mënyrë, 19 vjeçari Rubin Hebaj, konsiderohet zyrtarisht pjesë e skuadrës sllovene. Skuadra e re e Hebajt, si fituese e kupës së Sllovenisë dhe e treta në kampionat është pjesë e Kupave të Europës, ndaj që prej datës 11 qershor kanë nisur fazen përgatitore në një nga kampingjet turistike të Sllovenisë. Që prej kësaj date, me skuadrën duhej të ishte edhe Hebaj, por nisur nga angazhimet me ekipin kombëtar Shpresa U-21, por edhe provimet e maturës, ai është lënë pushim deri këtë fundjavë. Megjithatë, tashmë si pjesë zyrtare e klubit slloven, Domzhales, stafi teknik e ka angazhuar futbollistin shkodran me një plan individual për ta zbatuar gjatë qëndrimit të ditëve në Shkodër, ndërkohë që në fundjavë futbollistin shkodran do të paraqitet pranë klubit të tij të ri duke nisur kështu një mision që për shkodranin duket se është në kohën e duhur dhe vendin e duhur për të bërë më të mirën në karrieren e tij sportive. Largimi i Hebajt në kampionatin slloven mund të shoqërohet edhe me emra të tjerë futbollistësh, mes të cilëve Çinari dhe Kalaja janë më të lakuarit, ndërkohë përsa i përket përforcimit të skuadrës me element cilësorë, deri më tani nuk ka asnjë lajm konkret.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts