Partia kristian – demokrate mbylli fushaten elektorale në qytetin e Shkodres, prej ku kryesuesi i listes për këtë qark Dhimitër Muslia kërkoi votën me 25 qershor, për t’i thënë sipas tij ndaj keqeverisjes së kryeministrit Rama, që e zhyti vendin në një mori problemesh, ekonomike, sociale etj.
Muslia garantoi se si avokat ai do të jetë zëri i së drejtës në kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, ndërsa theksoi se partia kristian – demokrate është përfaqesuese e të varferve, shtresave në nevojë, komunitetit rom e egjyptian dhe çdo qytetari të drejtë të këtij vendi. Përveç mbështetesve të tij, në këtë takim përmbylles ishin edhe kandidatët për deputet të listës së kësaj partie.