Tuesday, March 19, 2024
HomeKronikaPolicia ndalon kreun e PSD Shkoder

Policia ndalon kreun e PSD Shkoder

-

Ndarja e pakove ushqimore pak orë përpara mbylljes së fushatës elektorale, në këmbim të votës solli shoqërimin në komisariatin e policisë të kryetarit të partisë social – demokrate për Shkodrën, Përparim Rraboshtës. Ai u ndalua gjatë një takimi elektoral në qender të qytetit dhe sipas njoftimit zyrtar të policisë lokale thuhet se në 23 qershor rreth orës 15.30 minuta është marrë informacion se në Lagjen “Liria”, tek një zyre elektorale, po behej shperndarje pakosh me ushqime në këmbim të blerjes së votave ndaj komunitetit rom e egjyptian. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër shkuan ne vendin e cituar. Nga kqyrja e zyrës elektorale u konstatuan rreth 70 pako në qese plastmasi, me artikuj ushqimor. Ato po shpërndaheshin nga Kryetari lokal i një subjekti politik, shtetasi Perparim Rraboshta 49 vjeç, banues ne Shkodër, si dhe shtetasi S.Gj, 29 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen “Skënderbeg” Shkodër. Në polici ata deklaruan se pakot me ushqime po i shpërndanin për shtresat në nevojë, me rastin e festës së Bajramit. Materjalet në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Pas këtyre skenave edhe partia demokratike dega Shkoder e denoncoi rastin duke i kërkuar policisë marrje të masave, pasi të tilla skena që tentojnë të kompromentojnë rende proçesin zgjedhor, e të tjetersojnë vullnetin e votuesve, janë të denueshme me ligj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts