Tuesday, March 19, 2024
HomeSportVllaznia U-19, zyrtarisht në Ligen e Kampioneve

Vllaznia U-19, zyrtarisht në Ligen e Kampioneve

-

Futbolli shkodran është zyrtarisht pjesë e Europës për kompeticionin 2016-2017. Këtë privilegj e kanë futbollistët e rinjë të Akademisë Vllaznia U-19, të cilët si kampion kombëtar të sezonit që u mbyll pak ditë më parë do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm ndërkombëtar. Ajo që tërheq vemendjen ka të bëjë me faktin seVllaznia është ekipi i parë shqiptar që merr pjesë në një kompeticion evropian për të rinj, një turne ky i ngjashëm me Champions Leaguen e të rriturve, por që në rastin konkret organizohet për moshat.

Më tej Beqiri flet edhe për përgatitjet që po bën ekipi dhe masat e marra nga ana e Bashkisë dhe klubit Vllaznia për procedurat e pjesëmarrjes.

Beqiri flet edhe për shortin, i cili zyrtarisht hidhet me datë 6 korrik në Nion të Zvicrës, ndërsa ndeshjet janë në fund të gushtit.

Nga sa bëhet e ditur, pjesëmarrës në këtë konkurim janë 32 ekipe që do të marrim pjesë në turin paraeliminator”, ndërkohë që Vllaznia U-19 do t’i luajë ndeshjet vajtje-ardhje me sistem eliminimi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts