Wednesday, April 30, 2025
HomeAktualitetZgjedhjet, policia ne gatishmeri

Zgjedhjet, policia ne gatishmeri

-

Policia e shtetit ka hartuar një plan të veçantë pune mbi garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë së dieles së 25 qershorit, që Shqiptarët i drejtohen kutive të votimit.

Gjithashtu eshtë ngritur një grup pune i cili do raportojë në hartën digitale masat e Policisë Vendore Shkodër për ruajtjen e objekteve zgjedhore duke pasqyruar për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi me përgjegjësit e tyre edhe numrat e telefonit. Kjo me qëllim që të kemi një komunikim real për çdo rast që punonjësit e policisë me shërbim do të kenë nevojë, t’i jepen orientime të shpejta që zgjidhjet të jenë vetëm në bazë dhe në zbatim të ligjit. Në lidhje me objektet zgjedhore KZAZ, Qendrat e votimit dhe ato numerimit, si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të planifikuar me shërbim për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë, në Qarkun Shkodër, ka gjithsej 437 objekte zgjedhore, nga këto: 8 KZAZ, 8 VNV si dhe 421 qendra votimi. Objekti zgjedhor ku është vendosur KZAZ , pas përfundimit të procesit të votimit , do funksionojnë edhe si VNV. Pra në këto godina do kryhet edhe numërimi i votave. Për ruajtien e këtyre objekteve janë angazhuar 483 punonjës policie. Policia e Shkodrës, ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe komunitetit, që për çdo qëndrim a sjellje jokorrekte dhe jo ligjore të kryera nga punonjësit e policisë, qytetarë të ndryshëm a përfaqësues të subjekteve politike që bien ndesh me Kodin Zgjedhor dhe ligjin, ti denoncojnë ato menjëherë në numrin 0800 0 129, duke ju garantuar trajtimin dhe marrjen e masave të rrepta të menjëhershme ndaj punonjësve të policisë përgjegjës, apo ndaj cilitdo që do shkelë ligjin. Të njejtat masa janë marrë edhe në policinë e Lezhës, për komisariatet Kurbin, Mirditë dhe Lezhë. Në qarkun Lezhë ka gjithsej 271 objekte zgjedhore , nga këto: 4 KZAZ, 4 VNV si dhe 263 qendra votimi. Për ruajtien e këtyre objekteve janë angazhuar 303 punonjës policie.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts