Ndaj qytetareve të qarkut Shkoder që e votëbesuan për një mandat të dytë si përfaqësues i tyre në kuvendin e Shqipërisë, në legjislaturën e nëntë të tij, ai është falenderues. Deputeti i lëvizjes socialiste për Integrim Agron Çela përmes një statusi në rrjetin social facebook, bashke me falenderimin për çdo votë të dhënë në drejtim të tij, i garanton qytetarët Shkodranë se misioni i tij do të vazhdojë të jetë i njëjtë, me përkushtim maksimal për më shumë investime e mireqenie për këtë qark.
Te dashur bashkeqytetare te qarkut Shkoder. Ne 4 vite si deputet i juaji ne kuvendin e Shqiperise jam munduar te punoj fort per te kontribuar sadopak ne zbutjen e problematikave qe ka Shkodra, Malesia e Madhe, Vau Dejesi, Puka dhe Fushe – Arrezi. Prioritet i punes time ka qene punesimi dhe investimet, per te cilat modestisht kam bere sa kam mundur. Tashme me zgjedhjet e reja parlamentare qe mbyllem, ju me dhate mbeshtetjen dhe vleresimin qe me çdo vote tuajen te me rimandatoni si perfaqesues i qarkut Shkoder ne nje tjeter legjislature te kuvendit te Shqiperise, duke patur nje perkrahje ne rritje. Perballe kesaj mbeshtetje dhe çdo vote tuajen, per te cilat ju falenderoj secilit, ju garantoj se paralelisht misioni im vazhdon per te punuar e kontribuar me te njejtat energji per ju, qe Shkodra te kete me shume investime e mireqenie. Ju faleminderit! Me respekt deputeti i LSI qarku Shkoder, Agron Çela.
Edhe pse LSI do të jetë në këto 4 vite një forcë opozitare, ajo ka premtuar se ky mision i ri që i kanë besuar qytetarët Shqiptar do të jetë i veçantë, pasi do të punojë me fort, e do të ngreje zërin lart për cdo problematik.