Mos miratimi i buxhetit për 2017 vijon të mbaj peng investimet në Lezhë. Duke nisur që nga projektet madhore dhe deri tek ato më të voglat janë paralizuar nga mungesa e fondeve. Demtimi i sinjalistikës është vetëm një nga shume problemet që hasen sot në Lezhë. E ndersa sinjalistika vertikale ka ardhur duke u permiresuar, përjashtuar disa zona, ajo horizontale është drejt zhdukjes. Vijat e bardha janë kthyer të padukshem dhe kjo sjell probleme në qarkullim. Për përfaqesuesin e sektorit të transportit në Bashkine e Lezhës Ernest Marku, situata është krijuar nga problemet më këshillin bashkiak dhe moskalimi i buxhetit.
Një tjeter problem vijon të mbetet kalimi i mjeteve të tonazhit te larte në rruget e qytetit që krahas problemeve të tjera sjell edhe një trafik të renduar vecanerisht gjatë sezonit veror ku numri i automjeteve shumfishohet.
Ky problem do të gjejë zgjidhje me ndertimin e unazes nga varrezat e qytetit deri tëk rruga nacionale Lezhe-Shkoder, megjithatë edhe ky projekt veshtire se do ta shohë shpejt diten e zbatimit në një kohë që buxheti ende nuk është miratuar.