40 vjeçari u qellua 2 here me pistolete nga fqinji i tij D. Ymeraj
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së premtes Shkodrën, ku mbeti i vrarë mjeku Ilir Aliaj. Ngjarja u regjistrua rreth orës 23.40 minuta në lagjen “Qemal Stafa” tek ish dekori dhe burim i saj ka qënë konflikti për pronën. Viktima Aliaj dhe fqinji i tij Dritan Ymeraj mësohet se prej kohësh kishin debate mes tyre rreth një shtesë në pallatin ku ata jetonin dhe gjithçka ka agravuar mbrëmjen e së premtes ku nga konflikti verbal, në një moment Ymeraj ka marrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka shtënë në drejtim të 40 vjeçarit. Dy plumba e prekën atë, njeri në kokë ç’ka edhe i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë u regjistrua në prezencën e djalit 16 vjeçar të viktimës, ndërsa autori pasi ekzekutoi mjekun, është futur fillimisht në banesën e tij, e më pas mësohet se ka marrë automjetin e parkuar jashtë hyrjes së pallatit dhe është larguar në drejtim të paditur. Forca të shumta policie dhe FNSH e Shkodres mbërriti në vendngjarje ku nisen hetimet dhe u vunë në kërkim të autorit. Megjithëse deklarimet e familjareve të viktimës por edhe fqinjëve ishin se autori ishte larguar pas ngjarjes me automjetin e tij, policia kishte dyshime se ai ndodhej në banesë dhe për këtë kërkoi përforcimet e forcave Renea nga Tirana. Ardhja e tyre shënoi plot 5 orë kërkime dhe thirrje në banesën e autorit të dyshuar që jetonte i vetëm për dorëzim, por në fund rezultoi se ato kishin qënë të kota, pasi ai nuk ndodhej brenda.
Pasi lanë vendin e krimit, forcat policore, Renea dhe FNSH u përqëndruan në pika të ndryshme të Shkodres ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori. Edhe pse nga sistemi Tims nuk rezulton të ketë kaluar në Mal të Zi, nuk përjashtohet pista e kalimit ilegal në shtetin fqinj. Orët e pritjes dhe përqëndrimi i policisë përreth banesës i kanë dhënë mundësinë këtij të fundit të largohej edhe më shumë vendit të ngjarjes. Mjeku i ndjere Aliaj dhe autori i dyshuar Demiraj sipas raportimeve të familjareve dhe fqinjeve kishin patur disa herë debate mes tyre rreth shtesës në pallatin parafabrikat, ku ata jetonin ngjitur me njeri – tjetrin.