Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetLaç, vatrat e para te zjarrit

Laç, vatrat e para te zjarrit

-

Pasditen e së premtes në qytetin e Laçit janë shfaqur vatrat e para aktive të zjarrit, duke djegur një siperfaqe të konsiderueshme shkurresh dhe pisha. Për shuarjen e tyre u angazhuan shërbimi zjarrfikës dhe 60 forca të ushtrisë, të cilat për disa orë me radhë luftuan me flakët. Banoreve u kërkohet të tregojnë kujdes maksimal në këtë stinë, pasi një pakujdesi e vogël mund të rezultojë fatale si për sipërfaqen e gjelbërt, ashtu edhe për banesat.

Shërbimi zjarrfikës ka marrë të gjitha masat për këtë stinë, duke kaluar në gatishmëri, ndërsa në Shëngjin u vendos edhe stacioni i përkohshem me qëllim që për zonën turistike në çdo rast zjarri të mundësohet ndërhyrja në kohë.

Lezha është një nder qarqet që cdo vit ka bërë pjesë në harten e zonave të rrezikuara nga zjarri. Me dhjetra hektarë pyje janë djegjur gjatë veres së shkuar në Mirditë, Kurbin dhe Lezhe, në këtë të fundit demet ishin edhe më të medha për shkak se zjarri demtoj pyjet në malin e Shengjinit, i njohur per rendesin e tij turistike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts