Friday, May 24, 2024
HomeKronikaPatrullim ajror ne Shosh te Dukagjinit

Patrullim ajror ne Shosh te Dukagjinit

-

Policia e shtetit vijon patrullimet nga ajri për evidentimin e zonave të kultivuara me lëndë narkotike, ku mëngjesin e së shtunës në Dukagjin u gjeten 920 bimë të mbjella në një terren me rrezikshmëri të lartë. Operacioni policor angazhoi edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato Renea, të cilat ndërhyn në bazë të të dhënave që kishin marrë pas fotografimit ajror. Bimët u gjetën të kultivuara në Luginën e Qershisë në Shosh dhe në njoftimin e saj për shtyp, policia e shtetit thotë se forcat e saj të angazhuara në këtë operacion kanë rrezikuar jetën në një terren të vështirë dhe është dashur ndihma e helikopterit për largimin e tyre pas operacionit. Për të ndjekur nga afër asgjesimin e bimeve, në Dukagjin ishte vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka. Çako ka përgëzuar dhe vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e punonjësve të policisë veçanërisht të Renea-s, por edhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në tërësi. Ai ka theksuar se Policia e Shtetit do ta përmbushë me sukses këtë prioritet kombëtar të qeverisë për zerimin e fenomenit kanabis këtë vit. Operacioni masiv nga ajri, deti e toka që ka nisur prej datës 30 qershor të këtij viti do të vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit. Në operacion janë përfshirë forcat RENEA, FNSH, Policitë Vendore, Policia Kufitare e Delta Forcë. Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

 

Shpallen ne kerkim 4 shtetas, 170 kg droge dhe 46 kallep tritol

Në Pukë policia e shtetit finalizoi operacionin antidrogë te koduar “Bibaj”. Në total u sekuestruan rreth 170 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa si dhe 46 kallëpe tritol, me peshë totale rreth 37 kilogramë. Në kërkim u shpallen 4 shtetas, pronarë të banesës ku u gjet droga dhe tritoli, pikërisht në lagjen Bibaj, të fshatit Dom, të Njësisë Adinistrative Gjegjan. Policia ka konstatuar se banesa është në pronësi të vëllezërve P. K, Gj. K, P. K, P. K., të cilët nuk banojnë më në të e as në këtë fshat. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts