Saturday, April 20, 2024
HomeSportAda e Velipojës në mëshirë të fatit

Ada e Velipojës në mëshirë të fatit

-

Nga një skuadër me shumë emër dhe pretendente e përhershme për t’u kualifikuar në kategorinë Superiore, Ada e Velipojës është shndërruar vitet e fundit në një skuadër e dorës së dytë. Problemet në organizimin e saj dhe mungesa e mbështetjes nga e qeverisja vendore bënë që kjo skuadër, jo vetem të mos ishte më e elites në kategorine e parë, por të zbresë në të dytën. Madje, edhe këtu qëndrimi në kategori ishte në diskutim deri në javët e fundit të kampionatit.

Më tej presidenti i Ades, ndoshta ndër të parat dhe të vetmet skuadra private në vendin tonë, duke u ballafaquar me vështirësi të shumta në organizimin dhe mbijetesen e kësaj skuadre bën apel për këdo që është i interesuar nga komuniteti i biznesit të bashkëpunojë për të mbajtur në këmbë këtë skuadër, e cila prej vitesh ka qënë edhe një strehë jo e vogël për futbollistë të shumtë shkodranë që më vonë janë bërë pjesë e Vllaznisë.

Krahas të tjerave është në nderin por edhe në detyrimet dhe përgjegjësitë e strukturave vendore, qoftë të bashkisë Shkodër, por edhe të njësisë përkatëse të Velipojës të japë kontributet e nevojshme në mbështetjen e kësaj skuadre që jo vetem nga emri, por edhe nga tradita Ada e Velipojes ka qënë dhe mbetet simboli i zonës në fjalë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts