Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetKabllot krijojne rrjeta merimangash

Kabllot krijojne rrjeta merimangash

-

Rrugët e Lezhës janë kthyer në rrjeta merimangash. Kabllot elektrik, apo të kompanive private të internetit të varura nga një pallat në tjetrin, në banesa apo biznese, kanë krijuar një panoramë aspak të këndshme. Në prill bashkia e Lezhës i mblodhi operatorët për t’iu lënë afat disa javë të ndërhyjnë vetë, pasi në të kundërt do të niste vetë aksionin, por nje gjë e tillë nuk ndodhi nga asnjëra palë. Për qytetarët Lezhianë kjo gjendje duhet të marrë fund sa më parë pasi për interesa të pak bizneseve, krijohet një pamje e shëmtuar në qytet, por që u vë në rrezik edhe jetën.

Më të rrezikuar janë fëmijët nga një situatë e cila prej vitesh vetëm ka njohur perkeqësim. Në të gjithë botën rrjeti i internetit apo kompanive të tjera funksionon nën/toke, por vetëm në Shqipëri ai ende nuk po arrin të stabilizohet përfundimisht. Afatet e lena nga bashkitë dhe AKEP kanë mbetur prej 3 vitesh në letër, duke u kthyer në një telenovelë mes tyre dhe kompanive që kanë interesa në lojë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts