“Festivali i muzikës së vjetër” nga Vox Barok riktheu pas shumë vitesh mungesë gjallërinë artistike gjatë oreve të mbremjes në Kalanë “Rozafa”.
Ministria e kulturës dhe bashkia Shkoder bashkuan forcat për të sjellë mbrëmjen e së dieles këtë festival, që nisi rrugëtimin nga fortesa e një qyteti që në gjirin e vet artin e kulturën e ka rritur e trashëguar me fanatizëm. Tingujt barok të luajtura me instrumenta origjinale sollën një natë ndryshe për të pranishmit.
Shkodra hapi siparin e këtij festivali që vjen për të katërtin vit radhazi në vendin tonë, e që do të rrugëtojë në Tiranë, Korcë, Vlore dhe Berat. Ky është festivali i parë në Shqipëri që i kushtohet tërësisht repertorit barok. Synimi i tij është të përhapë muzikën baroke të luajtur me instrumente origjinalë, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe. Këto rregulla, siç dihet, ishin të ndryshme si nga pikëpamja gjeografike ashtu edhe nga ajo kohore, nuk shënoheshin në partitura dhe e vetmja menyrë për t’i njohur dhe, mirëinterpretuar sot, është studimi i traktateve teorike dhe i kronikave të asaj kohe. Një synim tjetër i këtij festivali është të zgjerojë sa më shumë panoramën e barokut duke i sjellë publikut një repertor të pasur jo vetëm me pjesë të kompozitorëve të njohur, por edhe me pjesë qe deri më sot nuk janë luajtur në skenat shqiptare.