Kur vendi po përballet me temperatura të larta dhe vatrat e para të zjarrit nuk kanë munguar, në Vau Dejes qeveria miratoi në 5 prill ngritjen e një stacioni zjarrfikës, por për 40 mijë banorët e kësaj bashkie nuk ka qoftë edhe 1 mjet të vetëm zjarrfikës. Sikur të mos mjaftonte mungesa e mjeteve, fondi i akorduar për ngritjen dhe funksionimin e këtij repari është akorduar një shumë prej 1 milion lekësh.
Kopliku ka renditur shkaqet e këtij problemi por edhe zgjidhjet qe sipas tij nuk duhet të vonojnë nga strukturat përkatese.
Ai i bëri deklaratat gjatë një takimi në repartin e Shkodres të iniciuar nga lëviz Albania, e që po zhvillohet në të gjithë vendin për tu njohur me problematikat që kanë këto reparte.
Pritet që gjetjen t’i dorezohen në një raport përfundimtar qeverisë e cila më pas sëbashku me donatorë të huaj të mund të investojë për përmirësimin e kushteve në këto reparte te rendesishme e që lidhen direkt me jetën e qytetareve.