Kuvendi i Shqiperise, për te treten here ka shpallur fazen e aplikimeve te pedagogeve te fakulteteve te drejtesise për ne Keshillin e Larte Gjyqesor dhe ne Keshillin e Larte te Prokurorise. Kjo për faktin se gjate dy aplikimeve te para nuk u plotësua numeri i domozdoshem i konkurenteve. Terheqe vëmendjen fakti se ka shume hezitime për te aplikuar. Sipas dekanit te fakultetit jurdik prane universitetit “Luigj Gurakuqi”, Roland Dodani, arsyeja kryesore e këtij hezitimi eshte:
Mes rreth 30 pedagogeve te këtij fakulteti, Dodani beson se ka edhe prej atyre qe i plotesojne kriteret, por eshte zgjidhja e tyre pse ata nuk aplikojne:
Dekani, Dodani argumenton se kriteret kryesore 15 vjet eksperience pune dhe 10 vitet e fundit i paangazhuar ne politike,janë penguese sepse fakultetet juridike ne Shqiperi janë te reja:
Nga fakulteti Juridik i i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkoder aplikoi pedagogu Roland Ilia për komisionin e vettingut dhe u shpall fitues. Nese do te fitoje edhe Sander Broci qe ka aplikuar për ne Keshillin e Larte te Prokurorise, behen dy pedagog nga ky fakultet ne piramiden e larte filtruese te sistemit te drejtesise.