Kane lënë pas zgjedhjet dhe me marrjen e energjive të reja policia e shtetit i është rikthyer punës, duke e përqendruar aksionin e saj në dy fronte. Përveç drogës që është shpallur prioritet kombëtar asgjesimi i saj, gjatë ditës së mërkurë forcat policore kanë zbarkuar në rrugët kryesore të Shkodres me kontrolle për automjetet që levizin me xhama të zinj, pa dokumentacion, apo persona me preçedent penal, e që mbajne me vete armë, apo sende të tjera të ndaluara. Një prej postoblloqeve ka qënë i pozicionuar në sheshin demokracia, ku në pak minuta një numër i madh automjetesh u ndaluan dhe pas kontrollit u konstatuan me xhama të rinj, ku për një pjesë të tyre u moren masa ndëshkimore me gjobë deri në 10 mijë lekë të reja.
Gjithashtu mësohet se nga ana e forcave policore ka patur edhe shoqërime në komisariat për shkak të drejtimit të mjetit pa patentë, me konsum alkooli apo duke shkelur rregullat e qarkullimit. Policia e Shtetit ben me dije se në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”. Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 25 personave, është sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri. Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe për drejtim të parregullt 7 drejtues mjetesh. Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 68 shtetas. Masat vijne ne nje periudhe qe rritet ndjeshem fluksi pasi pervec turisteve, nis ardhja e emigranteve ne vendlindje.