Tek Vllaznia nuk ka asnjë çështje për t’u veçuar. Ky është konstatimi që vjen për mediat pas takimit që zgjati rreth 5 orë në mjediset e bashkisë së Shkodrës, ku krahas teknikut Cungu, drejtuesve të klubit Vllaznia Gjyrezi dhe Zeka, ato të Akademisë Hoxha dhe Hasani, përfaqësuesve të Bordit Vllaznia, Komisionit të Sporteve në Këshillin Bashkiak, kanë qënë të pranishëm edhe dy krerët e institucioneve vendore, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi dhe kryetari i këshillit Bashkiak Xhemal Bushati.
Gjyrezi bëri të ditur mbështetjen e duhur që skuadra do të ketë në mënyrë që futbollistëve tu garantohen kushtet e duhura për procesin stervitor.
Stervitja e ekipit kuqeblu do të fillojë diten e premte, orarin e të cilit do ta përcaktojë vete tekniku Cungu.
Në lidhje me problemin e bllokimit të fondeve të Vllaznisë, Gjyrezi tha se është një çështje që do t’i gjindet zgjidhja, për të cilen edhe po punojnë në mënyrë juridike. Ndërsa, në lidhje me përbërjen e skuadrës, ai beri të ditur se do të jetë me bosht shkodran duke pasur edhe furnizim me element të rinj nga Akademia, ndërkohë do të ketë edhe ndonjë largim të ndonjë futbollisti që nuk është aktivizuar gjatë sezonit të kaluar. Lidhur me merkaton krahas bisedimeve me Edon Hasanin do të ketë edhe emra të tjerë futbollistësh cilësor që sipas kërkesës së trajnerit Cungu do të kontaktohen për veshjen kuqeblu.
Një çështje shumë e diskutuar e këtyre ditëve ka qënë edhe ajo e konfliktit mdiatik mes teknikut Cungu dhe drejtorit sportiv, Zeka, për të cilen Gjyrezi konfirmoi se nuk ka problem të tilla tek Vllaznia, madje nuk pati fare debate në këtë drejtim.
Përsa i përket asaj që u prezantua sezonin e kaluar, përpos ndonjë luhatje që u shfaq në pjesen e fundit të kampionatit, sipas Gjyrezit skuadra nuk ka bërë një paraqitje të keqe, gjë për të cilen e dëshmon edhe vete fakti se në përfundim të krejt kampionatit, Vllaznia është në kuotë të barabartë pikësh me vendin e katërt, por që gjithësesi, për sezonin që vjen, detyrat, objektivat dhe synimet, patjetër që do të jenë edhe më të mëdha.