Megjithese në kulmin e sezonit turistik, Shëngjini vijon të ketë probleme me ujrat e zeza. Në lagjen e portit kanalizimet e ujrave të zeza janë tërësisht të hapura dukë sjellë jo vetëm një pamje të pakendshme por edhe një ndotje të rende të mjedisit përrreth me nje arome kundermuese që shqeteson pushuesit. Këta të fundit tregojnë se një situatë e tillë është skandaloze dhe e papranueshme për një vend si Shengjini.
Siç mund të shihet lehtesisht nga pamjet e filmuara në bregdet në afersi të portit mbetje të shumta, plastikë dhe jo vetëm, flluskojnë në uje. Nderkohë që kjo situatë është e tillë në pikun e sezonit turistik, në periudhat e tjera ajo është edhe më e rendë. Bashkia Lezhe dhe institucionet e tjera pergjegjese vijojne te bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh ndaj te tilla pamjeve skandaloze qe ndosin rende mjedisin e demtojne turizmin.