Tuesday, April 23, 2024
HomeKronikaVijojne operacionet antikanabis

Vijojne operacionet antikanabis

-

 

Policia e Shtetit në bashkëpunim me të gjitha organet ligjzbatuese vijojnë operacionin masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri e toka. Aktualisht uniformat blu po bëjnë një rikontroll në sera, magazina, ish depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota, ku më parë është gjetur ose jo kanabis. Gjithashtu një kontroll po realizohet edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës. Në të gjithë vendin gjatë 72 orëve të fundit në zona malore të pyllëzuara janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar gjithsej 163 bimë kanabis. Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe do të vijojë pa ndërprerje deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit. Para dy ditësh Ministri i Brendshëm deklaroi se nuk ka asnjë parcelë me kanabis, ndërsa kryeministri Rama u shpreh i bindur se deri në fund të vitit 2017 do t’i vendoset kapak kësaj historie. Për qarkun e Shkodres kontrolli ajror është përqëndruar me një fokus të veçantë në zonën e Dukagjinit, ku mëgjithëse sipërfaqja e kultivuar ka rënë ndjeshëm, sërish në parcela të reja të hapura mes zonës së pyllëzuar, dyshohet se ka mbjellje me një strategji të re, ajo e siperfaqes tejet të reduktuar. Paralelisht fokusi i tuneleve e magazinave është rritur për shkak se kultivuesit dyshohet se kanë ruajtur nga vitet e shkuara lëndën narkotike dhe e kanë të gatshme për treg. Për këtë qëllim po mbahet në monitorim kufiri i gjelbërt dhe janë shtuar masat në kufi, pasi lëvizjet me ardhjen e emigranteve mund të shfrytëzohen nga këto persona.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts