Monday, March 27, 2023
HomeSportBardulla i bashkohet grupit

Bardulla i bashkohet grupit

-

Skuadra kuqeblu vijon përgatitjet për sezonin futbollistik 2017-2018, ndërkohë që në seancen e së hënës me skuadrën është bashkuar edhe mesfushori Florind Bardulla. Problemet me dëmtimet që ka pasur gjatë sezonit të kaluar detyruan Bardullen t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në kaviljen e djathtë. Sipas stafit mjeksor, operacioni në fjalë i kryer me 9 qershor kishte të bënte me pastrimin e disa kalcifikimeve që ishin krijuar në kavilje. Ndërkohë, pasi kaluar mbi një muaj nga dita e operimit, mjeket i kane rekomanduar daljen në stervitje.

 

Bardulla flet edhe për skuadrën në përgjithësi si dhe elementin e ri që ka ardhur në skuadër.

 

Për të pasur një skuadër më kompetitive se sa ajo e sezonit të kaluar skuadra duhet të ketë edhe përforcimet e duhura thote Bardulla.

 

Rikonfirmimi i Hasanit ende mbetet pezull, ndonese u tha se e hena do te ishte vendimtare per marreveshjen. Nderkohe drejtuesit e klubit po vijojne bisedimet per te tjera perforcime qe jane te domosdoshme per skuadren.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,752FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts