Tuesday, June 25, 2024
HomeAktualitetKercenimi nga zjarret ne Shqiperi

Kercenimi nga zjarret ne Shqiperi

-

 

15 vatra aktive, 3 prej te cilave ne qarkun Shkoder

 

Zjarret për shkak të temperaturave të larta vijojnë të  përbëjnë kërcënim në të gjithë territorin e vendit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 15 vatra zjarresh. Emergjencat Civile bëjnë të ditur se forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës për të shuar zjarret pavarësisht terrenit të vështirë. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 175 forca zjarrfikëse me 30 automjete, 50 forca ushtarake si dhe 24 forca vullnetare. Specialistët e Emergjencave Civile vijojnë të monitorojnë situatën nga afër në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile. Në 24 orët e fundit për qarkun Shkoder ka patur 3 vatra zjarri aktive:  Në fshatin Melgush, Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Për shkak të sipërfaqes së madhe  në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 30 forca ushtarake për shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit eshte djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe u shpëtuan disa rrënjë ulliri. Në lagjen “Dacin”, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, ku u dogjen rreth 1 dynym me shkurre. Zjarri u riaktivizua në orën 06:00 të mëngjesit dhe në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset  për shuarjen e flakeve. Në kurorën me pisha të qytetit të Pukës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 6 dynym me shkurre. Një pjesë e këtyre zjarreve dyshohet se janë të qëllimshëm për hapjen e kullotave të reja, e të tjerët vijnë nga pakujdesia e treguar prej qytetareve. Për këtë qëllim po kryhen hetimet rast pas rasti, ndërsa dëmet e shkaktuara veçanërisht për kurorën e gjelbërt janë të shumta, e pasoja ekonomike dhe ekologjike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts