Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetUshtria “pastron” Velipojen

Ushtria “pastron” Velipojen

-

 

Pas Muriqanit, zona turistike e Velipojës ka qënë destinacioni i radhës i batalionit të këmbësorisë në repartin ushtarak Vau Dejes, për pastrimin e territorit nga mbetjet urbane. 20 ushtarake ndërmorën nismën për një plazh të pastër, ku bashkë me largimin e mbetjeve, përcollën mesazhin që të gjithë qytetarët të kontribuojnë për mbajtjen pastër të mjedisit.

 

Ky aksion u përshëndet nga administratori i Velipojës Altin Kaçi, i cili theksoi rëndësinë që ka për turizmin një territor i pastër dhe sa më mikëpritës për turistët.

 

Pastrimi nga forcat e ushtrisë i akseve nacionale dhe plazheve është nisëm disa vjeçare që vjen si kontribut për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë së ndotur, që çdo turist e sheh sapo shkel kufirin. Pas Velipojës e Muriqanit, një pastrim i tillë do të kryhet edhe në aksin nacional Shkoder – Han i Hotit, e më pas në drejtim të Lezhës. Një nga sfidat e mëdha që ka sot vendi ynë është pastrimi i territorit dhe ndërgjegjesimi i popullatës për të mos hedhur mbeturinat jashtë vendeve të përcaktuara nga njësitë vendore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts