Thursday, April 25, 2024
HomeSport  Kuqeblutë të kënaqur me shortin

  Kuqeblutë të kënaqur me shortin

-

 

Zeka: Pozitive që luajmë në fillim me skuadra nën nivelin tonë

 

Në kampin kuqeblu janë optimist për shortin e Kategorisë Superiore për sezonin futbollistik 2017-2018. Një gjë e tillë është reflektuar edhe në seancen stervitore të pasdites së te martes, ku përgjithësisht kuqeblutë dukeshin të kënaqur me verdiktin e ballafaqimeve të ofruara javë pas jave. Ndërkohë, një opinion më specifik rreth këtij shorti, por edhe rreth përgatitjeve të skuadrës, përfshirë edhe merkaton, e përcjellë në prononcimin e tij drejtori sportiv, Eugent Zeka.

 

Për dejtorin Zeka, përballja e parë në transfertë me debutuesen Lushnja pritet të luhet përmes një atmosfere festive, pasi tifozëria vendase shquhet për një mbështetje të madhe që i bën skuadrës në shkallët e stadiumit “Roza Haxhiu”.

 

Në vijim Zeka flet edhe për përgatitjet e skuadrës kuqeblu, të cilat sipas tij po ecin me ritmet e duhura.

 

Në mbyllje ai flet edhe për merkaton duke u ndalur kryesisht tek pista Hasani, që sipas tij është afër nënshkrimit.

 

Megjithatë, edhe pse drejtori Zeka konfirmon interesimet e duhura nga drejtuesit e klubit, në opinionin sportive ka kritika jo të vogla në këtë drejtim duke pretenduar se po ecet me hapa shumë të ngadaltë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts