Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetLopa e ngordhur ne ujrat e Bunes

Lopa e ngordhur ne ujrat e Bunes

-

 

Degradimi qe vijon ne pasurite ujore, liqeni drejt kenetizimit

 

Katastrofat mjedisore nuk kanë të ndalur në pasuritë ujore të Shkodres. E radhës është ajo e një lope të ngordhur në kulmin e sezonit turistik e që qendron prej disa ditësh në ujrat e lumit Buna, në fshatin Zues.

 

Kafsha është kthyer në ushqim për shpendët, ndërsa në zonën përreth përhap një aromë kundërmuese, duke u bërë burim epidemish. Asnjë masë nuk është marrë nga autoritetet përkatëse për largimin e saj, e sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo gjendje, në tërësi ujrat e liqenit të Shkodres vijojnë të ndoten, e të kenetizohen. Pamja që po merr kjo pasuri kombëtare është e frikshme dhe asnjë institucion përgjegjes nuk reagon, e aq më pak të ndërhyje me investime. Ne emer të mbrojtjes së këtij liqeni, deri më sot janë gllaberuar miliona lekë nga shoqeria civile, përmes donatoreve të huaj, apo drejtëperdrejtë bashkimi Europian, por në terren asgjë nuk është bërë.

Pamjet flasin vetë dhe fatkeqësisht duket se nuk do të jetë e largët dita që pasojat edhe më të rënda, të shfaqen në këto ujra që fare mire me pak investim dhe mirembajtje do të ishin atraksion turistik dhe burim të ardhurash për qindra familje Shkodrane. Në pritje të projekteve të radhës, të gjithë “shijojnë” nga larg duke lare duart për përgjegjesite, se si liqeni i Shkodres, kjo pasuri kombetare, zone e mbrojtur Ramsar venitet nga ndotjet, ujrat e zeza dhe kenetizimi që po i ndodh.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts