Friday, March 24, 2023
HomeAktualitetProjekti për HEC Lokal te Thethit

Projekti për HEC Lokal te Thethit

-

Projektit qe diskutohet prej vitesh rreth mundesise se ndertimit  me konçension te nje hidrocentrali lokal ne Theth, ia ka ndezur driten jeshile Ministria e Energjitikes dhe Industrise, e cila ka paralajmëruar edhe  fillimin procedurave te tenderimit. Por ky vendim, ka shkaktuar debate duke kembengulur se do te sjelle pasoja te dëmshme  mjedisore. Luigj Shyti, i lindur dhe rritur ne ate zone, me profesion mesues i biokimise, thote se nese hidrocentrali ndertohet mbi themelet e atij ekzistues te ndertuar para 50 vitesh, nuk perben rrezik për mjedisin:

 

Shyti thekson e nevoja për furnizimin me energji elektrike ne Theth eshte e madhe, pasi nuk ka asnjë garanci për furnizim normal, ndaj ky problem duhet zgjidhur njehere e mire për ketë zone turistike. Por ajo qe kërkohet ne ketë rast eshte transparenca e plote per projektin e hidrocentralit para komunitetit dhe sqarimet e nevojshme për çdo dyshim qe mund te ketë rreth demeve mjedisore. Pikerisht se kjo mungon, ka lene terrenin hapur për debate dhe kundërshtime, ndaj:

 

Edhe pse Thethi tashme eshte nder pikat turistike me te preferuara te vendit nga turistet e huaj, furnizmi me energji elektrike e ka mbajtur dhe vazhdon ta mbaj peng zhvillimin e shpejte turistik tek kesaj zone.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,746FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts