Saturday, April 20, 2024
HomeKronikaZjarr masiv ne Mali Hebe

Zjarr masiv ne Mali Hebe

-

 

“Lufta me flaket” zgjati 3 ore per zjarrfikeset dhe policine

 

 

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një siperfaqe të konsiderueshme Mali Heben në njësinë administrative të Berdicës rrezikoi 40 shtëpi banimi. Flakët u shfaqen mesnatën e së enjtes dhe ato dogjen një siperfaqe të konsiderueshme me shkurre. Ererat e forta favorizuan përhapjen e tyre duke bërë që t’i afroheshin edhe më shumë shtëpive të zonës.

 

Në vendgjarje afro 20 minuta pas sinjalizimit, mbërritën shërbimi zjarrfikës dhe një numër i madh forcash policore, me në krye drejtorin e qarkut Gjovalin Loka. Gjithashtu, në vendgjarje mbërriti dhe kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, e cila pasi u njoh me situatën, tha se si shërbimi zjarrfikës dhe policia, por edhe banorët me mjetet rrethanore bënë një punë voluminozre për të vënë situatën nën kontroll.

 

Banorët nga ana tjetër tregojnë tmerrin e përjetuar në përballjen me flakët dhe rrezikun që ju kanos banesave të tyre.

 

Për 3 orë me radhë luftuan me flakët e zjarrit efektivët e shërbimit zjarrfikës, policia dhe banorët e zonës deri në lokalizimin e më pas shuarjen e tyre. Ende janë të paqarta shkaqet e këtij zjarri të rënë në orët e mbrëmjes, por sipërfaqja e djegur llogaritet në disa dynym.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts