Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetBashkise Vau Dejes nuk i bejne pershtypje mbeturinat

Bashkise Vau Dejes nuk i bejne pershtypje mbeturinat

-

Bashkia Vau Dejes e ka humbur betejen për pastrimin e mjedisit Mes nje peisazhi mjaft terheqes naytor kalon konali kryesor ujites i fushave te Kesaj Bashkie nga Mjeda ne Bushat, por mbeturinat e kane shemtuar bukurine e tij, pa harruar edhe rrezikun për infeksione qe shkaktojne kteo mbetje, pasi ne ujerat e këtij kanali shuajn vapet femijet dhe te rinjte ! Edhe pse drejtuesit e Bashkise Vau Dejes kalojne çdo dite neper ketë rruge, çuditërisht duket se nuk u bejne aspak përshtypje keto pamje, përkundrazi ata janë ambientuar me to. Themi keshtu pasi asnjë përpjekje nuk eshte bere nga ana e tyre për ta ndryshuar ketë situate, kur nje bashki e pergjegjeshme do ta konsideronte privilegj nje pasuri te tille ujore, qe kalon prane rruges kryesore dhe permes disa fshatrave. Por për Bashkine Vau Dejes, dukes se kjo pasuri nuk eshte aspak e rendesishme, e për rrjedhoje as kujdesi për te, ndonëse pastrimi i mjedisit eshte pjese e rendesishme e detyrave te saj funksionale, për te cilat paguhet nga taksat e qytetareve. E jo vetem pastrimin, por ajo nuk ka marr mundimin për te organizuar as prerjen e shkurreve brigjeve te kanalit dhe ne dy anet e rruges, ndaj ate qe nuk e ben Bashkia duket se fatkeqësisht po e bejne zjarret ! Mjedisi qe administron Bashkia Vau Dejes eshte pjese e rendesishme edhe e peisazhit turistik te Nenshkodres, pa harruar qe kjo zone eshte mjaft e qarkulluar gjate veres nga turiste te huaj, te cilet udhetojne  drejte Lugines se Drinit, Komanit dhe Valbones. Por ajo qe u afron Bashkia Vau Dejes me ketë gjendje, eshte tejet zhgënjyese për turistet, ashtu siç eshte zhgënjyese edhe heshtja qe tregon inspektoriati i mjedisit ndaj papergjegjshmerise se drejtuesve te Bashkise Vau Dejes ne ketë drejtim, qe nuk aplikon sanksione ndaj tyre.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts