Edhe pse eshte vape, detyrohen te zene nje vend ne ane te rruges kryesore Bushat – Vau Dejes, me shpresen për te shitur bostanin e prodhuar. Kjo zone ketë vit ka nje prodhim te bollshem te shalqinit dhe pjeprit, por nuk ka treg, dhe se paku gjysma u demtohet, siç shprehet edhe fermeret Bujar Topalli, dhe Ali Sula nga Mjeda.
Bashkia Vau Dejes deri tani nuk ka bere asnjë hap për mundesine e ngritjes se nje pike grumbullimi te produkteve bujqesore, megjithëse drejtuesit e saj kane premtuar disa here për ketë. Fermeret theksojne se nje pike e tille eshte shume e nevojshme, por kush ta ndertoje.
Nuk kemi pse ta fshehim, pasi nuk ka fare interesim për ketë çështje as nga Bashkia dhe as nga specialistet, thekson fermeri Bujar Topalli.
Gjysma e territorit te Bashkise Vau Dejes eshte sipërfaqe bujqesore me tokat me pjellore ne Shqiperi, për te gjithe prodhimet. Kjo e ka bere te domosdoshme me kohe ngritjen e nje qendre grumbullimi te prodhimeve bujqesore, me qellim qe mundi i mijera e mijera e fermereve te mos shkoje dem. Por siç duket Bashkia Vau Dejes dhe drejtoria e bujqesise e kane harruar harruar pergjegjesine e rendesishme qe kane për te gjetur nje zgjidhje ne ketë drejtim, ndaj fermeret detyrohen te degdisen rrugeve me prodhimet e tyre.